Përshkrim
Me Polylang-un të integruar plotësisht me WordPress-in dhe duke përdorur vetëm veçoritë e tij të brendshme bazë (klasifikimet), mbani funksionim të qëndrueshëm në sajtin tuaj dhe krijoni një sajt shumëgjuhësh që mund të ketë thjesht një gjuhë ekstra, ose deri në 10 a më shumë, në varësi të nevojave tuaja. S’ka kufi për numrin e gjuhëve të shtuara dhe paketat gjuhësore të WordPress-it shkarkohen automatikisht, kur janë gati.
Veçori
Në varësi të llojit të sajtit që keni ndërtuar, apo keni në plan të ndërtoni, mund të jetë me interes një ndërthurje shtojcash prej listës më poshtë.
Krejt shtojcat përmbajnë një mekanizëm që lejon të ujdisen vetëm me pak klikime.
Polylang
Polylang-u dhe Polylang Pro kanë të njëjtën bazë që furnizon veçori të tilla si:
- Përkthim postimesh, faqesh, mediash, kategorish, etiketash postimi, llojesh vetjake postimesh dhe klasifikimesh, prurjesh RSS; mbulohen shkrime DNM.
- Gjuha caktohet ose nga kodi i gjuhës te URL-ja, ose mund të përdorni një nënpërkatësi ose përkatësi tjetër për secilën gjuhë.
- Kopjim i automatizuar i kategorive, etiketave të postimeve dhe elementë të tjerë meta, kur krijohet një përkthim i ri postimi apo faqeje.
- Përkthim menush klasieke dhe widget-esh klasikë. E përdorshme edhe me Veçoritë e Përpunuesit Klasik të Sajteve në temat me blloqe.
- Këmbyes gjuhësh që mund të përshtatet, i passhëm si një widget klasik, ose si një zë menuje klasike lëvizjesh.
- Përputhshmëri me Yoast SEO.
Polylang Pro
Ndihmon në optimizimin e kohës së harxhuar në përkthimin e sajtit tuaj, me disa veçori ekstra shumë të dobishme, bie fjala:
- Integrim më i mirë me Përpunuesin e ri me Blloqe.
- Këmbyes gjuhe i passhëm si një bllok.
- Mundësi gjuhësh te përpunuesi i blloqeve të widget-eve.
- Pjesë gjedhesh të përkthyeshme te përpunuesi i sajteve (FSE).
- Përsëdytni dhe/ose njëkohësoni lëndë nëpër përkthime postimesh.
- U përmirësua përputhja me shtojca të tjera, të tilla si ACF Pro.
- Përdorni nëpër gjuhë të njëjtin identifikues URL-je për postime apo terma.
- Përktheni identifikues URL-sh për kategori, baza autorësh, lloje vetjake postimesh, etj…
- Përkthim nga makina, me DeepL.
- Eksportim dhe importim lënde në format XLIFF, për përkthime profesionale nga palë të treta.
- Mundësi përdorimi Asistence me Pagesë, për asistencë të personalizuar
Polylang për WooCommerce
Shtesë për përputhje me WooCommerce-in që sjell veçori të tilla si:
- Përkthim faqesh WooCommerce (shitoreje, kase, shporte, llogaria ime), kategori produktesh dhe terma atributesh globalë drejt e nga ndërfaqja e WooCommerce-it.
- Përkthim email-esh WooCommerce-i dhe dërgim i tyre klientëve në gjuhën e tyre.
- Njëkohësim tejtëdhënash produktesh.
- Funksionim me mjetin e brendshëm të WooCommerce-it për importim & eksportim si CSV.
- Funksionim me shtojca popullore të tilla si, Pajtime WooCommerce, Product Bundles, Rezervime WooCommerce, Ndjekje Dërgimesh, etj.
- Aftësi për të përdorur API-n REST të WooCommerce-it (e passhme me Polylang Pro).
- Mundësi përdorimi Asistence me Pagesë, për asistencë të personalizuar
Të tjera shtojca tona të lira
- WPML në Polylang lejon migrim nga WPML në Polylang.
- Veçoritë Klasike të Përpunuesit të Sajtit lejojnë të përdoren widget-e dhe menu klasike (përfshi këmbyesin Polylang të gjuhëve) te përpunuesi i sajteve (FSE).
Kredite
Shumë faleminderit për krejt përkthyesit që që ndihmojnë në përkthimin e Polylang-ut.
Shumë falënderime për Alex Lopez për skicimin e stemës.
Shumica e flamujve të përfshirë në Polylang vijnë nga famfamfam dhe janë në pronësi publike.
Kudo ku është përdorur kod palësh të treta, kreditet janë dhënë në komentet e kodit.
Foto ekrani
Instalim
- Sigurohuni që përdorni WordPress 6.2, ose më të ri dhe që shërbyesi juaj xhiron PHP 7.2 ose më të ri (e njëjta domosdoshmëri si për vetë instalimin e WordPress-it)
- Nëse keni provuar shtojca të tjera shumëgjuhësie, çaktivizojini përpara aktivizimit të Polylang-ut, përndryshe mund të keni përfundime të papritura!
- Instalojeni dhe aktivizojeni shtojcën si zakonisht, që nga menuja ‘Shtojca’ te WordPress-i.
- Ndihmësi i ujdisjes vihet vetvetiu në punë, për t’ju ndihmuar t’ia filloni më lehtë me Polylang-un, duke formësuar veçoritë kryesore.
PBR
-
Ku të gjeni ndihmë?
-
- Ata që e përdorin për herë të parë, do të duhej të lexonin Polylang – Getting started, që shpjegon bazat dhe përfshin mjaft foto ekrani të shtojcës në punë e sipër.
- Lexoni dokumentimin. Përfshin PBR dhe dokumentim për zhvillues.
- Kërkoni te forumi i asistencës nga bashkësia. Ka shumë gjasa të gjeni përgjigje atje.
- Lexoni postimet e fiksuara te forumi i asistencës nga bashkësia.
- Nëse keni ende një problem, hapni një rrjedhë të re te forumi i asistencës nga bashkësia.
- Përdoruesit e “Polylang Pro”-së dhe “Polylang për WooCommerce” mund të shfrytëzojnë asistencën tonë me pagesë përmes tryezës së ndihmës.
-
A është i përputhshëm me WooCommerce-n Polylang-u?
-
- Ju duhet Polylang-u për WooCommerce, një shtesë me pagesë përshkruar më sipër, që do t’i bëjë të dyja shtojcat të punojnë tok.
-
Ku të raportoj të meta sigurie të gjetura te kjo shtojcë?
-
- Ju lutemi, të metat e sigurisë të gjetura në kodin burim të shtojcës Polylang raportojini përmes Patchstack Vulnerability Disclosure Program. Ekipi i Patchstack-ut do t’ju asistojë me verifikimin, caktimin CVE dhe do të njoftojë zhvilluesit e shtojcës.
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Polylang” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues“Polylang” është përkthyer në 54 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Polylang” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Regjistër ndryshimesh
= 3.7.5 (10.11.2025)
- Pro: U përditësua listë gjuhës që mbulohen nga DeepL
- Pro: Fix a regression in cross domain login
- Pro: Ndreqje përkthimi jo të saktë fushe objektesh postimi
- Pro: Ndreqje e një gabimi fatal te përditësues shtojce EDD, kur dështon kërkesa ndaj shërbyesit
- Pro: Fix locale fallback in WP 6.8+
- Pro: Shtim filtri
pll_enable_acf_labels_translationqë lejon të çaktivizohet përkthimi i etiketave ACF - Pro: Ndreqje fushe ACF figure e përkthyer jo saktë, kur përkthimi i medias është aktiv
- Pro: Ndreqje e moskopjimit të fushe ACF figure në përsëritës
- Pro: Ndreqje e kërkese Ajax ACF filtruar papritur, kur përpunohet një grup fushash
- Pro: Ndreqje mospërkthimi blloqesh ACF, kur përfshihen brenda një blloku jo-ACF
- Pro: Shtim përputhjeje të mjetit të përsëdytjeve me Divi
- Fix Undefined array key “terms” in canonical.php #1691
- Ndreqje e disa prapakthimesh te API WPML të përdorura nga “Listë Dëshirash WooCommerce nga YITH” #1684
- Ndreqje paraparjeje titulli sajti LinkedIn me Yoast SEO #1686
- Ndreqje atributi gjuhe HTML në faqe hyrjesh #1601
- Ndreqje përplasjeje me aplikacionin WP Job Manager #1749
3.7.4 (2025-10-28)
- Pro: Siguri: Ndreqje e një cenueshmërie ReDoS, të raportuar nga Janine Moreira.
- Security: Fix deserialization of untrusted data reported by Phat RiO – BlueRock via Patchstack.
3.7.3 (2025-06-16)
- Pro: Shfaq përherë rregullime përkthimi ACF për grupe fushash të përkthyer më parë në versione më të vjetër se 3.7
- Pro: Ndreqje shfaqjeje përkthimesh në fusha pjella të fushave skemë ACF, ndërkohë që s’duhet
- Pro: Ndreqje përkthimi fushe ACF “Zgjedhje”, kur përkthimi është vënë si “Kopjoje një herë”, ose “Njëkohësoje”
- Pro: Ndreqje për një sinjalizim PHP, kur përkthehen disa blloqe
- Pro: Ndreqje e pamundësisë për të ndryshuar gjuhën e një postimi të zbrazët te përpunuesi me blloqe
- Ndreqje vlerash të përsëdytura në mundësi #1672




